Ceremonia e hapjes së Qendrës të Asistencës së Agrobiznesit (Qendra ABA)

2021/2/5

Më 29 janar, Ambasadori TAKADA mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës të Asistencës së Agrobiznesit, krijuar në kuadër të "Projektit të Përfshirjes Financiare për Fermat e Vogla Familjare" të JICA-s, e cila u organizua në Lushnje. Në këtë event morën pjesë edhe Zëvendës Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Kadia, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i FED invest, Z. Sulaj, përfaqësuesi i Zyrës së JICA-s për Ballkanin, Z. TAKEICHI (pjesëmarrje online).
 


Gjatë ceremonisë Z. Kadia shprehu mirënjohjen e tij për projektin e JICA-s. Ndërkohë Ambasadori TAKADA shprehu pritshmërinë e tij që Qendra e Asistencës së Agrobiznesit, do të ndihmojë Fed invest të përmbushë nevojat e familjeve të cilat që jetojnë në zonat rurale.
 
*Maskat janë hequr vetëm në momentin e përshëndetjes.