Ambasadori Takada zhvillon takim me SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

2021/1/29
 

Më datë 26 janar, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Kryeministrin e Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama.

Ambasadori Takada tha se ai do të përdorë përvojën e tij në sektorin privat për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Japonisë dhe Shqipërisë, përfshirë edhe në fushën e ekonomisë.

Kryeministri Rama mirëpriti emërimin e Ambasadorit Takada dhe shprehu dëshirën për të bashkëpunuar për forcimin e marrëdhënieve në aspekte të ndryshme si shkëmbimi kulturor, tërheqja e turistëve dhe ekonomia.