Ambasadori Takada zhvillon një takim me znj. Ines Muçostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

2021/1/26

Më datë 25 janar, Ambasadori Takada priti në një takim, Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
 
Ambasadori Takada tha se do të bënte përpjekje maksimale për të forcuar më tej marrëdhëniet mes Japonisë dhe Shqipërisë, përfshirë edhe në fushën ekonomike.
 
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin me Ambasadën si dhe dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me Japoninë në disa aspekte.