Dorëzimi i autoambulancës dhe pajisjeve mjekësore të shërbimit të urgjencës në Spitalin Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” Krujë, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2020/12/16

Më datë 16 dhjetor, në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Spitalin Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” Krujë, i financuar nga skema e granteve e Japonisë “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”, u realizua dorëzimi i një autoambulance dhe i pajisjeve mjekësore për shërbimin e urgjencës të këtij spitali.
Nëpërmjet këtij projekti synohet të përmirësohen kapacitetet e shërbimit të urgjencës së Spitalit Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” Krujë për një përgjigje sa më të shpejtë dhe efektive në raste katastrofash dhe jo vetëm.