Vizite ne Fabrike
2020/10/29

Më 28 tetor, Ambasadori ITO zhvilloi një vizitë në fabrikën e një kompanie japoneze të quajtur Sews-Cabind, së bashku me Kryeministrin Sh.T.Z. Edi Rama dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë Sh.T.Znj. Anila Denaj.
Pasi Z. Mario Scarfalloto, Menaxheri i impiantit të ndërmarrjes, shpjegoi mbi projektin e Sews-Cabind ata zhvilluan një vizitë në ambientet e fabrikës.

Kryeministri Rama tha se dëshironte ta mirëpriste këtë kompani, pasi ky është avancimi i një kompanie të madhe japoneze në tokën shqiptare.