Ambasadori ITO merr Certifikatë Mirënjohjeje nga Universiteti Politeknik i Tiranës

2020/10/28

Më 27 tetor, Ambasadori i Japonisë ITO Makoto priti në një takim kortezie, Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea MALIQARI.

Ambasadori ITO mori nga Prof. Dr. MALIQARI një Certifikatë Mirënjohjeje dhe një medalje për kontributin që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Japonisë dhe Universitetit Politeknik.

Me këtë rast, Ambasadori ITO falënderoi Rektorin MALIQARI dhe profesorin Bujar DIDA, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Japoni për mbështetjen që i kanë dhënë Ambasadës së Japonisë si dhe gjithashtu për mbështetjen që i kanë dedikuar gjuhës japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Nga ana e tij, Prof. Dr. MALIQARI vlerësoi kontributin që Ambasadori ITO ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Japonisë dhe Universitetit.