Ambasadori i Japonisë ITO zhvilloi një vizitë lamtumire tek Kryetari i Kuvendit

2020/10/20

Më 20 tetor, Ambasadori i Japonisë ITO Makoto zhvilloi një vizitë tek Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z. Gramoz Ruçi, për t’i dhënë përshëndetjen e lamtumirës.

Sh.T.Z. Ruçi falënderoi Ambasadorin e Japonisë ITO për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, si Ambasadori i parë rezident i Japonisë në Shqipëri.