Takimi i Ambasadorit ITO me Zëvendëskryetaren e Kuvendit, Znj. Vasilika HYSI
2020/10/14

Më datë 13 tetor, Ambasadori ITO zhvilloi një takim me Znj. Vasilika HYSI, Zëvendëskryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ish Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Japoni.
Gjatë takimit ata biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe shkëmbimet e ardhshme mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes parlamenteve të dy vendeve.