Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes për Projektin e JICA-s për Bashkëpunim Teknik për Përmirësimin e Menaxhimit të Ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”

2020/10/12


Më 8 tetor, Ambasadori ITO mori pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes për Projektin për Bashkëpunim Teknik të JICA-s të titulluar “Ngritja e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”, e cila u zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi KLOSI, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, z. Zamir DEDEJ, dhe Përfaqësuesi Rezident i JICA për Ballkanin z. TAKEICHI Jiro. Projekti synon të krijojë një model të menaxhimit të qëndrueshëm të parqeve, gjë që do të çojë në rritjen e mbrojtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. Projekti planifikohet të zbatohet në një periudhë 3-vjeçare duke filluar nga viti 2021.
 
*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.