Takimi i Ambasadorit ITO me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Çuçi
2020/10/2

Më datë 22 shtator, Ambasadori ITO zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Çuçi, në ambjentet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të diskutuar rreth mundësive të ardhshme për bashkëpunim midis dy vendeve. Gjatë takimit, Ministri Çuçi falënderoi Qeverinë e Japonisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë.