Vizita e Ambasadorit Ito në Rektoratin e Universitetit të Tiranës “The Nippon Foundation READ JAPAN Program” “100 Books for Understanding Contemporary Japan”.

2020/9/28

Më 17 shtator, Ambasadori Ito vizitoi Rektoratin e Universitetit të Tiranës ku u takua me Rektorin e ri, të zgjedhur në muajin gusht të këtij viti, Prof. Hoxha, Dekanin e Fakultetit të Ekonimisë, Prof. Kule dhe pedagogen e Fakultetit të Ekonomisë, Znj. Leskaj, me të cilët diskutoi rreth mundësisë për bashkëpunim në të ardhmen.

Me këtë rast, Ambasadori Ito  dorëzoi librat në gjuhën angleze, të dhuruara nga “The Nippon Foundation READ JAPAN” në kuadër të programit “100 Books for Understanding Contemporary Japan” për bibliotekën “Joseph Limprecht” të Fakultetit Ekonomik.

*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.