Vizita e Ambasadorit në Skrapar dhe Berat
2020/9/18

Më datë 16 shtator, Ambasadori ITO vizitoi bashkitë e Skraparit dhe Beratit. Në të dy këto vende, ceremonitë e dorëzimit të automjeteve dhe pajisjeve të dhuruara nëpërmjet skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” nuk u realizuan për shkak të kufizimit të lëvizjeve në muajt e mëparshëm dhe masave për parandalimin e COVID-19. Vizita e kësaj here e Ambasadorit ITO, në përgjigje të ftesës së Kryetarit të Bashkisë Skrapar, z. Mema, dhe Kryetarit të Bashkisë Berat, z. Demo, kishte si qëllim demonstrimin dhe inspektimin në terren të automjeteve të dhuruara nëpërmjet skemës së Granteve.
Bashkia Skrapar përfitoi nga Granti i Japonise një automjet për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve dhe kontenierë të mbetjeve urbane, të cilat iu treguan Ambasadorit ITO gjatë vizitës.

Bashksë Berat iu dhurua një makinë zjarrfikëse nëpërmjet projektit “Forcimi i Sigurisë ndaj Katastrofave “ të financuar nga Granti i Japonisë, e cila gjithashu iu demonstrua Ambasadorit ITO gjatë vizitë së tij.
*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.