Vizita e ish-përfaqësuesit të Kosovës për Xhudon, z. Anton CENA, në Ambasadën e Japonisë

2020/9/8

Më 1 shtator, z. Anton CENA, ish-përfaqësues i Kosovës për Xhudon, dhe z. TAKEDA Kotaro, vizituan ambientet e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri për të shkëmbyer mendime me Ambasadorin ITO rreth zhvillimit dhe përhapjes së sportit të Xhudos në vend. Gjatë takimit, Ambasadori ITO falënderoi z. CENA për realizimin e palestrës së Xhudos (Dojo-s) në Tale, një nga palestrat më të mëdha në Evropë për llojin e saj, si dhe për angazhimin e tij në përgatitjen e xhudistëve të rinj.  

*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.