Dorëzimi i Pajisjes për Laparoskopi 3D në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë" në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2020/9/1

Më datë 28 gusht, u realizua dorëzimi i një pajisje laparoskopie 3D, e para e këtij lloji për sektorin publik shëndetësor në Shqipëri, në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë”.

Nëpërmjet një komunikimi me shkrim, Ambasadori ITO shprehu pritshmëritë e tij që kjo pajisje do të përmirësojë shërbimet mjekësore ndaj pacientëve që diagnostikohen me probleme gjinekologjike në Shqipëri, dhe gjithashtu mori një letër falënderimi nga spitali.