Dorëzimi i Automjetit për Grumbullimin dhe Transportin e Mbetjeve dhe Kontenierëve të Mbetjeve Urbane për Bashkinë Skrapar në kuadër të skemës së Japonisë “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2020/7/22

Më datë 22 korrik, Bashkisë Skrapar iu dorëzua një automjet i ri për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve dhe 103 kontenierë për mbetjet ubane.

Në këtë event, Ambasadori ITO shprehu pritshmërinë e tij për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Skrapar nëpërmjet këtij projekti. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Skrapar, z. MEMA, shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen e tij ndaj Japonisë, dhe angazhimin e Bashkisë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes së mjedisit.