Zhvillohet Ceremonia e Dorëzimit të Pajisjeve të Specializuara për Modelimin e Protezave për OJF-në ‘Shpresa për Jetën”

2020/7/8

Më datë 8 korrik, në ambientet e OJF-së ‘Shpresa për Jetën”, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve të specializuara për modelimin e protezave, të cilat iu dhuruan organizatës “Shpresa për Jetën” në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”.
 

Në këtë event, ku mori pjesë edhe nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, znj. Ruseti, Ambasadori ITO shprehu pritshmërinë dhe dëshirën e tij që nëpërmjet këtij bashkëpunimi, organizata “Shpresa për Jetën” të mund t’i ofrojë një shërbim me cilësi të lartë sa më shumë personave që kanë nevojë për këto proteza.