MEXT – Aplikimi për bursa tani është i hapur për studentët e Republikës së Shqipërisë

2020/6/22
Ministria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë të Japonisë (MEXT) bën thirrje ndaj kandidatëve potencial në Republikën e Shqipërisë për 1) Programin studentor për hulumtime dhe 2) Programin për studime universitare në Japoni.

Informacion më të hollësishme për mënyrën e aplikimit dhe programet mund të gjeni në linket e mëposhtme:

1) Research students - https://www.studyinjapan.go.jp/en/smap-stopj-applications-research.html
 
2) Undergraduate students - https://www.studyinjapan.go.jp/en/smap-stopj-applications-undergraduate.html

Dokumentet e nevojshme mund t’i dorëzoni në Ambasadën e Japonisë në Tiranë deri në orën 17:00, ditën e premte 14 Gusht 2020.

Për ç’do pyetje shtesë, në lidhje me programin dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi kontaktoni ambasadën nëpërmjet postës elektronike : kulturore@av.mofa.go.jp  ose në numrin e telefonit +355 4 454 7930.
 
*Ju lutemi vini re se për shkak të COVID-19 mund të ketë ndryshime ose anulim të procesit të rekrutimit.