Firmoset Granti për Spitalin Universitar të Traumës në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2020/6/18
Më 18 qershor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për Përmirësimin e Shërbimit Ortopedik të Spitalit Universitar të Traumës”.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të blihet një pajisje kirurgjikale C-Arm si dhe tre komplete veshjesh mbrojtëse për përdorimin e saj, një llampë portabël për sallën e operacioneve dhe tre mansheta profesionale për Shërbimin Ortopedik të Spitalit Universitar të Traumës. Ambasadori ITO shprehu pritshmërinë e tij që këto pajisje të përmirësojnë cilësinë e shërbimit mjekësor në aspektet e shpejtësisë, saktësisë dhe sigurisë së ndërhyrjeve mjekësore për pacientë nga e gjithë Shqipëria që trajtohen në Spitalin Universitar të Traumës.