Vizita e Ambasadorit në Korçë

2020/6/12

Në 12 qershor Ambasadori ITO vizitoi qytetin e Korçës ku gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë, Z. Sotiraq Filo, shkëmbyen këndvështrime mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes qytetit të Korçës dhe Japonisë.

 

Ambasadori i dorëzoi bibliotekës së qytetit 74 libra në gjuhën angleze mbi Japoninë, donacion nga “Nippon Foundation”, si dhe vizitoi Muzeun e Artit Oriental “Bratko” dhe teatrin “Andon Zako Ҫajupi” Korçë.