Zhvillohet Ceremonia e Dorëzimit të Pajisjeve dhe Makinerive për Mirëmbajtjen e Zonave të Gjelbra për Bashkinë Elbasan
2020/5/22

Më datë 22 maj, në një zonë të gjelbër në periferi të qytetit të Elbasanit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të 2 mini eskavatorëve të rinj dhe 5 korrëse bari për Bashkinë Elbasan. Këto mjete dhe makineri u dhuruan në kuadër të skemës së Japonisë “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”.


Gjatë këtij eventi, Kyetari i Bashkisë Z. Llatja, shprehu dëshirën e tij për të përmirësuar shërbimin e mirëmbajtjes dhe shtimit të zonave të gjelbra në Elbasan.