Dorëzimi i Mjetit Zjarrfikës për Bashkinë Berat në kuadër të skemës së Japonisë “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2020/3/18

Më datë 12 mars, u inaugurua një makinë zjarrfikëse e pajisur me mjete zjarrfikës për Bashkinë Berat. Zjarrfikësja u dhurua në kuadër të skemës së Qeverisë së Japonisë “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Z. Demo Kryetar i Bashkisë Berat, shprehu dëshirën e tij për të përforcuar më tej shërbimin e mbrojtjes nga zjarri në Berat, këtë qytet të regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.