Vizita e studentëve të Universitetit “Keiō Gijuku” në Ambasadën e Japonisë
2020/3/17

Më datë 11 mars, 6 (gjashtë) studentë të Universitetit “Keiō Gijuku” vizituan ambientet e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri në kuadër të Turit të Studimit Ballkanik të organizuar nga S.A.L.

Studentët zhvilluan një takim me Ambasadorin Ito, i cili u përshkroi atyre situatën aktuale në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe u tregoi atyre mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje nga pikëpamja politike, ekonomike dhe historike.