Ambasadori Ito viziton qytetin e Gjirokastrës

2020/3/11

Më datë 9 mars, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, SH.T.Z. ITO Makoto vizitoi qytetin e Gjrokastrës dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti Z. Flamur Golemi, në ambientet e Bashkisë. Gjatë takimit Kryetari i Bashkisë Z. Golemi i tregoi Ambasadorit Ito mbi aktivitete të ndryshme që zhvillohen në Gjirokastër si dhe i foli mbi disa plane dhe detyra që ai dëshiron t’i realizojë për përmirësimin e qytetit.

Nga ana e tij, Ambasadori ITO shprehu dëshirën për të vazhduar më tej bashkëpunimin me qytetin e Gjirokastrës në fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe fushën e turizmit.