Granti për Rindërtimin pas Tërmetit për Bashkinë Krujë

2020/3/10

Më 6 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për Rindërtimin pas Tërmetit në Bashkinë Krujë”. Kjo kontratë u firmos nga Sh.T Z. ITO Makoto Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Artur BUSHI Kryetari i Bashkisë Krujë. 


Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të blihen dy eskavatorë për Bashkinë Krujë. Gjatë ceremonisë së firmosjes, Ambasadori ITO uroi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të Krujës nga tërmeti.