Firmoset Marrëveshja e Grantit me Federatën Shqiptare të Karatesë

2020/3/5

 
Më datë 4 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për Përmirësimin e Pajisjeve Sportive të Federatës Shqipëtare të Karatesë”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T Z. ITO Makoto Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Luftar KURTI Presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë
 

 
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e pajisjeve të ndryshme si uniforma karateje, tapete të posaçme karateje (tatami), televizorë, kamera, sistem audio etj. Këto pajisje do bëjnë të mundur pjesëmarrjen e skuadrës Shqiptare të karatesë në konkurse ndërkombëtare si dhe organizimin e konkurseve ndërkombëtare në Shqipëri.