Samiti i Shoqërisë Civile

2020/3/4

Duke filluar nga data 27 deri më 29 shkurt 2020, Fondi i Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Qeverisë së Japonisë organizoi Samitin e I-rë të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë  mbi 200 përfaqësues të shoqërisë civile dhe qeverive.
 


Me rastin e hapjes së Samitit, Z. TAGUCHI Seiichiro Drejtor për Evropën Qëndrore dhe Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, shprehu kënaqësinë e tij për hapjen e këtij Samiti, të mbështetur nga Qeveria e Japonisë në kuadër të “Iniciativës për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor”, e lanҫuar nga Kryeministri i Japonisë, Sh.T.Z. ABE Shinzo në janar të vitit 2018. Drejtori TAGUCHI uroi gjithashtu se pjesëmarrësit do mund të zhvillonin një diskutim të frytshëm.
 

Pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat dhe sukseset e bashkëpunimit rajonal, rolin që luajnë konektiviteti dhe lidhjet mes njerëzve në proceset e pajtimit, përshpejtimit të  bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal. Ata gjithashtu hartuan rekomandimet e Shoqërisë Civile për bashkëpunim rajonal.
 

Me rastin e hapjes së Samitit, Ambasadori i Japonisë, Sh.T.Z. ITO Makoto mbajti  një fjalim ku shprehu shpresën se ky Samit do të shërbente si themel për përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal.