Vizita e përfaqësuesit të Organizatës Joqeveritare “Help” në Ambasadën e Japonisë

2020/3/3

Më datë 27 shkurt, Z. Timo Stegelmann, Zëvendës Drejtori Menaxhues i Organizatës Joqeveritare “Help”, zhvilloi një vizitë kortezie në Ambasadën e Japonisë dhe u takua me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. ITO Makoto.

Gjatë takimit, Z. Stegelmann, bëri një përshkrim të shkurtër të aktivitetit të Organizatës Joqeveritare “Help” në  të gjithë botën, si dhe në Shqipëri. Ai gjithashtu diskutoi me Ambasadorin ITO mbi mundësinë për të bashkëpunuar në të ardhmen.