Profesori MATSUMARU Ryo, pedagog në Universitetin “Toyo”, mban një seminar në Universitetin “Polis”
2020/2/25

Më datë 20 shkurt, Profesori MATSUMARU Ryo, mbajti një seminar të titulluar “Rimëkëmbja nga tërmetet e fuqishme: Rasti i Japonisë dhe vendeve të tjera” në Universitetin “Polis.
Ambasadori ITO dhe Profesori MATSUMARU zhvilluan një takim me Rektorin e Universitetit Polis Prof. Dr. Besnik Aliaj. Ambasadori ITO tha se Japonia është një vend që preket shpesh nga tërmetet dhe për këtë arsye duhet të ndajë me Shqipërinë njohurinë, eksperiencën dhe teknologjinë në këtë fushë.

Profesori MATSUMARU, paraqiti gjatë seminarit rastet e disa tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Japoninë dhe Italinë, si dhe foli mbi procesin e rimëkëmbjes përmes eksperiencës japoneze dhe italiane.

Në këtë seminar, morën pjesë rreth 50 studentë dhe profesorë të këtij universiteti, mes të cilëve edhe profesoresha e mirënjohur Znj. Luljeta Bozo.