Ambasada e Japonisë organizon pritjen me rastin e Ditës Kombëtare të Japonisë

2020/2/19

Më datë 18 shkurt, Ambasadori ITO Makoto së bashku me bashkëshorten, organizuan në ambientet e hotel “Plaza”në Tiranë një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Japonisë.
Në pritje ishin të pranishëm rreth 400 të ftuar, duke përfshirë edhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë Sh.S. Znj. Anila Denaj.
 

Në fjalimin e tij, Ambasadori Ito foli mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë, rritjen e shkëmbimeve të nivelit të lartë mes vendeve tona, si vizitën e Presidentit Meta dhe Kryetarit të Kuvendit Ruҫi në Japoni, dhe vizitën e Ministrit të Mjedisit Z. Minoru Kiuchi nga Japonia në Shqipëri. Ambasadori foli dhe mbi bashkëpunimin ekonomik mes Japonisë dhe Shqipërisë, ku gjithashtu përmendi ndihmën emergjente të ofruar nga Japonia pas tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe vuri  në dukje disa aktivitete të kulturës japoneze dhe kurset e gjuhës japoneze. 
Gjatë pritjes, të ftuarit mundën të shijojnë sake, oriz dhe uiski të sjellë posaҫërisht nga Japonia si dhe aspekte të ndryshme të kulturës Japoneze.