Grant për Bashkinë Elbasan për mirëmbajtjen dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta
2020/2/18

Më datë 13 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për mirëmbajtjen dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta në Elbasan”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T Z. ITO Makoto Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Gledian LLATJA Kryetar i Bashkisë Elbasan.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e dy mini-eskavatorëve të rinj dhe pesë korrëseve të barit. Gjatë këtij eventi, Ambasadori shprehu pritshmërinë e tij se ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e zonave të gjelbërta dhe të gjendjes mjedisore në Elbasan.