Firmoset Marrëveshja e Grantit me Spitalin Rajonal të Krujës "Dr. Stefan Gjoni" në kuadër të skemës së “Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”

2020/2/17

Më datë 12 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për përmirësimin e shërbimit të urgjencës mjekësore në Spitalin Rajonal të Krujës ‘Dr. Stefan Gjoni’ ”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T Z. ITO Makoto Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Znj. Yllka KUKALAJ Drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Krujës.


Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e një ambulance të re dhe e pajisjeve të reja të urgjencës mjekësore për spitalin. Gjatë këtij eventi, Ambasadori ITO uroi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të Krujës nga tërmeti.