Firmoset Marrëveshja e Grantit me Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni " në kuadër të skemës së “Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”

2020/2/13

Më datë 11 shkurt, në ambientet e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni“, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për mundësimin e pajisjeve mjekësore për Spitalin ‘Koço Gliozheni’ ”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T Z. ITO Makoto, Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Genci HYSKA, Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni". Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Sh.S.Znj. Ogerta MANASTIRLIU, ishte e pranishme në këtë aktivitet.


 
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e një aparati eko gjinekologjik, një monitori fetal, dhe dy respiratorëve neonatal. Gjatë këtij eventi, Ministrja MANASTIRLIU i shprehu mirënjohjen e saj Qeverisë së Japonisë. Ndërkohë Ambasadori ITO shprehu pritshmëritë për përmirësimin e shërbimit mjekësor në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni".