Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë Skrapar në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” të Qeverisë së Japonisë
2020/2/10

Më datë 7 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së grantit për “Projektin për Përmirësimin e Sistemit të Menaxhimit të Mbetjeve në Skrapar". Marrëveshja u firmos nga Sh.T Z. ITO Makoto Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Adriatik MEMA Kryetar i Bashkisë Skrapar.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e një automjeti për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve, si dhe 103 kazanë të rinj. Z. MEMA i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë së Japonisë, ndërkohë që Ambasadori ITO shprehu pritshmërinë e tij se ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe gjendjes mjedisore në Skrapar.