Takim mbi trajnimin e organizuar nga JICA mbi “Rolet e institucioneve financiare për zhvillimin rural”

2020/1/31

Më datë 29 janar, 7 pjesëmarrësit e trajnimit  të organizuar në Japoni titulluar “Rolet e institucioneve financiare për zhvillimin rural”, bënë një prezantim në zyrat e Ambasadës së Japonisë në Tiranë mbi eksperiencën dhe arritjet e tyre në Japoni. Ky trajnim u organizua nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) si pjesë e trajnimeve nga homologët.
 

Zëvendës Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Dhimitër Kote, një Drejtoreshë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Administratori i FED invest si dhe anëtarë të stafit të Bankës së Shqipërisë morën pjesë në këtë takim dhe vlerësuan trajnimin e mundësuar nga qeveria japoneze.
Ata diskutuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit teknik në fushën e bujqësisë.