Vizita e përfaqësuesve të Universitetit” Kwansei Gakuin”
2020/1/30

Më datë 29 janar përfaqësuesi i Universitetit “ Kwansei Gakuin”, Z. Kanya Kunito, nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Arsimit, vizitoi ambientet e Ambasadës. Gjatë takimit me Ambasadorin Ito u diskutua rreth mundësive për bashkëpunim në të ardhmen dhe mundësinë e shkëmbimeve mes universitetit dhe vendit tonë.
Z. Kunito i tregoi Ambasadorit se ndërkohë studentë të Universitetit Kwansei Gakuin punojnë aktualisht në zyrat e “UN Women” në Tiranë si pjesë e “UN Youth Volunteers”.