Vizita e z. Kenichi Urushibata, Drejtor Menaxhues Ekzekutiv dhe Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm i “Sumitomo Electric”

2020/1/24

 
Më datë 23 janar, z. Kenichi Urushibata Drejtor Menaxhues Ekzekutiv dhe Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm i “Sumitomo Electric”, së bashku me dy përfaqësues të tjerë të kompanisë “Sumitomo Electric” zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Japonisë ku u takuan me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. Ito Makoto, me të cilin shkëmbyen pikëpamje mbi klimën e investimeve në Shqipëri.
Nga ana e tij, Ambasadori Ito bëri një përshkrim të shkurtër të situatës politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri.