Ambasadori Ito viziton Akademinë Shqiptare të Shkencave
2020/1/23

Më datë 23 janar Ambasadori Ito vizitoi Akademinë Shqiptare të Shkencave për të marrë pjesë në konferencën e parë të Nanoteknologjisë. Përpara konferencës Ambasadori pati mundësinë të takohej me kreun e këtij institucioni Z. Gjinushi, zv. Presidentin Z. Tola dhe Prof. Merkoçin, me të cilët diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën akademike.