Vizita e drejtoreshës së “Ombra GVG” në Ambasadën e Japonisë
2020/1/9

Më datë 8 janar znj. Vasilika Tafa, drejtoreshë e shtëpisë botuese “Ombra GVG”, botuese e shumë autorëve klasikë japonezë, zhvilloi një takim me Ambasadorin Ito. Gjatë vizitës Ambasadori Ito dhe znj. Tafa diskutuan mbi botimet e letërsisë japoneze dhe vazhdimësinë e publikimit të tyre në gjuhën shqipe.