Seminari i rrjetit të shoqatës së ish-studentëve Alumni të JICA-s

2019/12/23

Më datë 18 dhjetor, rrjeti i shoqatës së ish-studentëve Alumni të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), organizoi një seminar në Tiranë. Ambasadori Ito i shprehu ngushëllimet e tij personave të prekur nga tërmeti, dhe më tej vlerësoi pjesëmarrësit në trajnimet e JICA-s në Japoni për kontributin e tyre në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.



 
Rreth pesëmbëdhjetë persona që kanë zhvilluar trajnime të JICA-s në Japoni morën pjesë në këtë seminar dhe falënderuan qeverinë japoneze për mundësinë, ndërkohë që gjashtë pjesëmarrësit në trajnimet e këtij viti fiskal bënë nga një prezantim.