Bashkëpunimi me Fondin e Ballkanit Perëndimor
2019/12/18


Qeveria e Japonisë ka vendosur të bashkëpunojë me Fondin e Ballkanit Perëndimor për organizimin e Samitit të Shoqërisë Civile, në kuadër të Nismës për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor. Më datë 18 dhjetor, Ambasadori Ito dhe Z. Murra, Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor nënshkruan kontratën e bashkëpunimit.
Përmes këtij Samiti, përfaqësuesit e shoqërive civile që operojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të vijnë në Tiranë për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes shoqërive civile në lidhje me çështjet e këtij rajoni.
Gjatë ceremonisë Z. Murra shprehu mirënjohjen e tij ndaj Japonisë për angazhimin në këtë rajon, ndërkohë që Ambasadori Ito tha se ky Samit do të promovojë bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.