Universiteti “Polis” organizon simpoziumin ndërkombëtar “Sfidat e sotme të industrisë së ndërtimit dhe rezistenca ndaj rreziqeve natyrore"

2019/12/10

Më datë 6 dhjetor, Universiteti Polis organizoi një simpozium ndërkombëtar ku morën pjesë edhe studjues e hulumtues japonez, të cilët mbajtën një prezantim. Fillimisht, Ambasadori i Japonisë, SH.T.Z. Makoto Ito mbajti një fjalim. Ai tha se Japonia është një vend që preket shpesh nga tërmetet dhe për këtë arsye dëshiron të ndajë me Shqipërinë njohurinë, eksperiencën dhe teknologjinë në këtë fushë.
 



Profesoreshë Aya Kubota, pedagoge në departamentin e Inxhinierisë Urbane në Universitetin e Tokios solli shembullin e procesit të rindërtimit në Japoni pas luftës dhe tërmeteve të ndryshme. Ajo theksoi rëndësinë e koordinimit me komunitetet lokale dhe marrja parasysh e karakteristikave të zonës në planifikim urban. Dr. Maki Morikawa, bëri një prezantim mbi nevojën e edukimit të menaxhimit të situatave të emergjencave, përdorimin e hartave të situatave të emergjencave nga ana e komunitetit dhe shkollave si dhe solli shembuj të përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në procesin e planifikimit urban sepse është një metodë më efektive në rast fatkeqsish natyrore.  




Në këtë simpozium morën pjesë shumë studentë të këtij universiteti si dhe përfaqësues të ndryshëm nga industria e ndërtimit. Gjatë pasdites u zhvillua një diskutim në panel.