Japonia ofron ndihmë emergjence për Republikën e Shqipërisë në përgjigje të tërmetit

2019/12/4

Një protokoll për dorëzimin e materialeve të emergjencës, u zhvillua më datë 4 dhjetor në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. ITO Makoto, Drejtori i Përgjithshëm i Rezervës Materiale të Shtetit Z. Paulin LULI dhe Përfaqësuesi Rezident i JICA për Ballkanin Z. TAKEIÇI Xhiro, firmosën dokumentin e dorëzimit të materialeve të emergjencës. Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Z. Petro KOÇI mori gjithashtu pjesë në këtë event.
 

Përmes këtij bashkëpunimi, 280 tenda dhe 560 shtroje për fjetje do t’i dorëzohen Qeverisë së Shqipërisë përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Zëvendës Ministër KOÇI e vlerësoi shumë mbështetjen e Qeverisë së Japonisë.