Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të ‘Projektit për krijimin e Laboratorit të Gjuhës Japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës’ mundësuar nga Granti i Qeverisë Japoneze për ‘Projekte Kulturore në Nivel Lokal’
2019/11/26

Më datë 25 nëntor, në Universitetin Politeknik të Tiranës, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të “Projektit për krijimin e Laboratorit të Gjuhës Japoneze”. Ky projekt u mundësua nga Skema e Granteve të Qeverisë Japoneze për ‘Projekte Kulturore në Nivel Lokal’. Ambasadori ITO mori pjesë në këtë ceremoni


Nëpërmjet këtij projekti, u dhuruan pajisje të ndryshme për zhvillimin e mësimit të gjuhës japoneze. Gjatë ceremonisë u demonstrua funksionimi i këtyre pajisjeve.