Firmoset Marrëveshja e Grantit me OJF-në “Shpresa për Jetën”, në kuadër të skemës së “Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”

2019/11/18

Më datë 15 nëntor, në ambientet e qendrës sociale të protezimit “Shpresa për Jetën”, u zhvillua ceremonia e firmosjes së grantit për “Projektin për Financimin e Pajisjeve të Specializuara për Realizimin e Protezave për OJF-në ‘Shpresa për Jetën’". Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T Z. Makoto Ito Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Izet Onuzi kryetar i OJF-së “Shpresa për Jetën”.
 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e 5 pajisjeve të specializuara për realizimin e protezave. Gjatë këtij eventi Z. Onuzi i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë së Japonisë. Ndërkohë Ambasadori Ito shprehu pritshmëritë e tij që ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit të realizimit të protezave dhe në plotësimin e nevojave për këtë shërbim.