Firmoset Marrëveshja e Grantit me Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë" në kuadër të skemës së “Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2019/11/14

Më datë 13 nëntor, në ambientet e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë“, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për mundësimin e pajisjeve mjekësore për Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë". Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T Z. Makoto Ito Ambasador i Japonisë në Shqipëri dhe Znj. Eliona Demaliaj, Drejtoreshë e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë". Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Sh.S.Znj. Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në këtë aktivitet.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e një pajisje laparoskopie 3D per spitalin. Në fjalimin e saj gjatë këtij eventi, Ministrja Manastirliu i shprehu mirënjohjen e saj Qeverisë Japoneze. Ndërkohë Ambasadori Ito shprehu pritshmëritë e tij se përmes këtij projekti do të përmirësohet shërbimi mjekësor në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë".