Ambasdori Ito referon mbi diplomacinë japoneze në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë

2019/11/12

Më datë 8 nëntor, Ambasadori Ito mori pjesë në takimin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dhe referoi mbi diplomacinë japoneze dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Z. Besnik Mustafaj, Ish- Ministrja e Punëve të Jashtme Znj. Arta Dade dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij Këshilli dhe ish-Ambasadori i Shqipërisë në Turqi Z. Genci Muçaj i adresuan Ambasadorit Ito pyetje të shumta mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe investimeve japoneze në Shqipëri, ndërkohë që Ambasadori Ito u shpjegoi atyre situatën.