Japonia promovon mirëkuptim të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor përmes programit “Mirai”

2019/11/8

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Sh.T.Z. Makoto Ito priti në datën 5 nëntor, në zyrat e Ambasadës së Japonisë, 5 pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe Kosova  që do të vizitojnë Japoninë këtë vit përmes programit “Mirai”.
 
Ky program financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë dhe po implementohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).
 
Programi “Mirai” është pjesë e “Iniciativës për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor”, e lanҫuar nga Kryeministri i Japonisë, Sh.T.Z. Shinzo Abe në janar të vitit të kaluar.
 
Kjo iniciativë synon të promovojë mirëkuptim të ndërsjellë midis Japonisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe midis vetë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
 
Kjo është hera e dytë që ky program po implementohet.
 
Ambasadori Ito tha gjatë takimit se do të dëshironte që pjesëmarrësit të mësojnë gjëra të ndryshme përmes këtij programi dhe u uroi atyre suksese si lider të ardhshëm në vendet e tyre.