Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë Kamëz në kuadër të skemës së “Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2019/11/2

Më datë 30 tetor, në ambientet e Ambasadës, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për Përmirësimin e Masave Mbrojtëse ndaj Fatkeqësive Natyrore në Bashkinë e Kamzës”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T Z. Makoto Ito Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Rakip Suli Kryetar i Bashkisë Kamëz.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e një mjeti zjarrfikës për Bashkinë e Kamzës. Në fjalimin e tij përpara firmosjes së grantit, Kryetari i Bashkisë Z. Suli i shprehu mirënjohjen Qeverisë Japoneze. Ndërkohë Ambasadori Ito shprehu pritshmëritë e tij se ky mjet zjarrfikës do t’u vijë në ndihmë qytetarëve të Kamzës në raste zjarresh apo përmbytjesh.