Firmosja e kontratës së Grantit për “Projektin për Blerjen e një Automjeti për Grumbullimin dhe Transportin e Mbetjeve për Bashkinë Kukës” në kuadër të skemës së Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal

2019/10/31

Më datë 29 tetor, në ambientin e Ambasadës, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin për Blerjen e një Automjeti për Grumbullimin dhe Transportin e Mbetjeve për Bashkinë Kukës”. Kjo kontratë u firmos nga Sh.T Z. Makoto Ito Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Safet Gjici Kryetar i Bashkisë Kukës.


Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të blihet një automjet i ri për grumbullimin e mbetjeve për Bashkinë e Kukësit. Gjatë ceremonisë së firmosjes së grantit, Kryetari i Bashkisë Z. Gjici, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë Japoneze, ndërkohë që Ambasadori Ito shprehu pritshmëritë dhe dëshirën e tij që nëpërmjet këtij projekti të pëmirësohet cilësia e shërbimit të grumbullimit të mbetjeve dhe gjendja mjedisore në Kukës.