Pjesëmarrja në edicionin e 4-rt të “Maratona e Tiranës”

2019/10/19
13 tetor – Bashkia e Tiranës organizoi për të katërtin vit rradhazi “ Maratonën e Tiranës” ku morën pjesë edhe garues nga stafi i Ambasadës së Japonisë, të cilët e përfunduan këtë garë me sukses. Përveç shumë garuesve shqiptarë dhe të huaj, pjesë e këtij aktiviteti ishin kryebashkiaku Veliaj  dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku. Gjatë fjalës së hapjes Z. Veliaj përshëndeti pjesëmarrjen e  skuadrës japoneze.